Sport

Më shumë se 20 të infektuar në dy klube bullgare pas gabimit në laborator

Descriptive Text

Më shumë se 20 lojtarë dhe zyrtarë të dy klubeve bullgare janë izoluar pas infektimit me koronavirus, që erdhi pas një gabimi në laborator.

Këtë e kanë bërë të ditur klubet e goditura. Mbrojtësi i Tsarko Selo, Martin Kavdanski ka luajtur ndaj Cherno More Varnas të enjten, ndonëse ishte testuar pozitiv për COVID-19.

Kavdanski luajti pasi laboratori që bën testimin e lojtarëve ka informuar klubet dhe federatën se të gjitha testet para ndeshjes kishin rezultat negativ.

Por të premten laboratori pranoi se ka bërë gabim, duke konfirmuar se Kavdanski ishte pozitiv. Këtë e ka bërë të ditur Tsarsko Selo.

Tre lojtarë tjerë të kësaj skuadre dolën pozitiv më pas. Me koronavirus doli edhe pronari i këtij klubi.

Të hënën, Cherno More njoftoi se ka 16 raste me COVID-19.

“Për fat të keq testimi ka zbuluar 16 raste pozitive”, thuhet në komunikatë. Por Cherno More pritet të luajë ndeshje të martën.