Sport

Xavi vazhdon me Al-Saddin

Ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka vazhduar kontratën me skuadrën e elitës së Katarit, Al Sadd. Lajmin e ka konfirmuar klubi të dielën, duke i dhënë kështu fund spekulimeve për një rikthim të Xavit te Barcelona.

Xavi ishte kandidat për të marrë postin e trajnerit të Barcelonës në janar pas shkarkimit të Ernesto Valverdes. Mirëpo, ai refuzoi ofertën dhe postin e mori Quique Setien. Xavi është përmendur si kandidat për të zëvendësuar Setienin në verë. Mirëpo, ai ka vazhduar kontratën me Al-Saddin deri në fund të stinorit 2020-21.