Sport

Mata pritet t’i bashkohet Fenerbahçes

Descriptive Text

Mesfushori spanjoll i Manchester Unitedit, Juan Mata, është afër që të transferohet te Fenerbahçe, njoftojnë mediumet turke.

Zyrtarët e klubit turk janë të bindur se mund ta transferojnë 32-vjeçarin. Mata ka edhe një vit kontratë me Unitedin dhe më nuk llogaritet titullar i padiskutueshëm te klubi i madh anglez.

Ai këtë edicion i ka luajtur 34 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa i ka realizuar tre gola dhe asistuar pesë të tjerë.