Sport

Milani zyrtarizon Kessien

Milani ka konfirmuar transferimin e mesfushorit të Atalantas, Franck Kessie, transmeton Koha.net.

Gjiganti italian bën të ditur se ai është transferuar në formë huazimi për dy vjet, me obligim të blerjes pas përfundimit të huazimit.

“AC Milan ka nënshkruar me Franck Kessien nga Atalanta në huazim dy vjeçar me obligim për ta blerë”, thuhet në konfirmimin e Milanit.