Sport

Vushtrria fituese e Kupës së Kosovës në hendboll

Descriptive Text

Finalen e  Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave e ka fituar ekipi i Vushtrrisë.

Vushtrria ka arritur që ta mposht ekipin e Istogut me rezultat 22:17.

Kupën kapitenes së Vushtrrisë, Shqipe Tahiri, ia dorëzuan ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, që ndanë edhe medaljet e arta për vushtrriaset.