Sport

Haalandi mohon se dëshiron largimin nga Dortmundi

Sulmuesi i Dortmundit, Erling Haaland, ka hedhur poshtë idenë se ai mund të largohet nga gjiganti gjerman vetëm pas gjashtë muajve, qëkur ishte transferuar nga Salzburgu.

“Unë jetoj në të tashmen”, i ka thënë ai gazetës gjermane WAZ. “Sapo kam ardhur në Dortmund dhe nuk po e mendoj largimin. Dortmundi është njëri ndër klubet më të mëdha në botë. Kam nënshkruar kontratë afatgjate dhe nuk mendoj shumë për të ardhmen”.

Ai thotë se synon trofe me Dortmundin, transmeton KOHA.

“Unë vendosi se çfarë është më e mira për karrierën time këtu dhe tani. Dua të arrij diçka të rëndësishme me Borussian, jo gjithmonë të jemi të dytët, por gjithashtu edhe të fitojmë titullin sa më shpejtë që është e mundur. Sezonin tjetër vendosim synime, duam të shënojmë sa më shumë gola dhe si sulmues dua të jap kontributin tim”, ka thënë Haaland.