Sport

Kramariqi i pandalshëm, i shënon 4 gola Dortmundit

Sulmuesi kroat, Andrej Kramariq, ka qenë i jashtëzakonshëm në sfidën e sotme në udhëtim te Dortmundi, së cilës i shënoi katër gola.

Hoffenheimi e fitoi këtë sfidë me rezultat prej 4 me 0.

Sipas të dhënave nga FIFA ai bëhet lojtari i parë në histori që arrin të shënojë katër gola në udhëtim te Dortmundi, transmeton KOHA.

Kurse bëhet lojtari i parë i Hoffenhiemit që arrin të shënojë katër gola në një ndeshje të Bundesligës.

Kjo ishte ndeshja përmbyllëse për këto skuadra në këtë edicion të Bundesligës, me Dortmundin që përfundon e dyta me 69 pikë, kurse Hoffenheimi në vendin e gjashtë me 52 pikë, duke siguruar kualifikimin në Bundesligë.