Sport

Bayerni largon Thiagon për t’i bërë vend Havertzit

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Muencheni, tashmë ka vendosur për të nxjerrë në shitje mesfushorin Thiago Alcantara gjatë kësaj vere.

“Kicker” ka raportuar se arsyeja që Bayerni po e shet Thiagon është për ta financuar transferimin e mesfushorit të Bayer Leverkusenit, Kai Havertz.

Për ta lënë të lirë Thiagon që ka kontratë deri në vitin 2021, Bayerni kërkon 60 milionë euro dëmshpërblim dhe interesim për kartonin e tij kanë treguar Chelsea e Liverpool.

Ndërkohë, klauzola e lirimit të Havertzit është 80 milionë euro, të cilën Bayerni po synon ta paguajë me shitjen e Thiagos.

Havertz 21-vjeçar, është njëri prej mesfushorëve më perspektiv në Evropë dhe këtë edicion ka shënuar 16 gola e ka bërë 9 asistime në 41 paraqitje për Leverkusenin.