Sport

Wolvesi kërkon 100 milionë euro për Jimenezin

Descriptive Text

Wolvesi ia ka caktuar çmimin sulmuesit kryesor të skuadrës, Raul Jimenez.

“Ujqit” do të lejojnë largimin e 29-vjeçarit, nëse klubi që e dëshiron do të paguajë 100 milionë euro.

Interesimin më të madh për meksikanin e ka shfaqur Manchester Unitedi, që po synon ta transferojë gjatë verës në mënyrë që ta ketë të gatshëm për sezonin 2020/2021.

Për sulmuesin e Wolvesit, që ka kontratë me klubin deri në vitin 2023, po interesohet edhe Juventusi. 23 gola e 10 asistime në 45 ndeshje në të gjitha garat është bilanci i Jomenezit këtë sezon, i cili u transferua te Wolvesi në vitin e kaluar nga Benfica.