Sport

Meunier vendos për Dortmundin

Descriptive Text

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Thomas Meunier është pajtuar t’i bashkohet Borussia Dortmundit.

Ai te Dortmundi do të transferohet si futbollist i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me PSG-n, raportojnë të martën mediat gjermane.

Meunier me ekipin gjerman pritet të firmos kontratë katërvjeçare, e cila do të zyrtarizohet gjatë javës së ardhshme.

Këtë edicion ka regjistruar 27 paraqitje në të gjitha garat me ekipin francez, pjesë e të cilit ishte prej vitit 2016.

Interesim për Meunierin patën treguar edhe Arsenali e Tottenhami, por reprezentuesi belg vendosi që karrierën ta vazhdojë në Bundesligë.