Sport

De Biasi “fton” lojtarët nëpërmjet “Facebookut”

Në një mënyrë të veçantë, nëpërmjet faqes së tij zyrtare në internet, përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi, të enjten, ka publikuar emrat e futbollistëve në të cilët llogarit për dy ndeshjet e ardhshme.

Shqipëria, të dielën, luan miqësore me Luksemburgun në udhëtim, ndërsa më 11 qershor po në udhëtim, luan ndeshje eliminatore me Izraelin, shkruan sot Koha Ditore.

De Biasi nuk do të mundë të llogaritë në disa lojtarë të rëndësishëm, ndërsa emra të tjerë të rëndësishëm kanë mbetur jashtë për shkak të raporteve të tyre me italianin. Është sulmuesi Bekim Balaj që është lënduar së fundi dhe nuk është grumbulluar në Luksemburg. Për shkak të suspendimeve pjesë e listës nuk janë portieri Etrit Berisha dhe kapiteni Ansi Agolli.

Në sulm, si shpeshherë së fundi, ka mbetur jashtë Shkëlzen Gashi që nuk është i preferuar nga De Biasi. Për një vend në përbërjen bazë do të konkurrojnë Azdren Llullaku, Sokol Çikalleshi, Armando Sadiku, Liridon Latifi, Eros Grezda e Jahmir Hyka.

Në mesfushë një vend në ekipin bazë e kërkojnë Migjen Basha, Ergys Kaçe, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Andi Lila, Ermir Lenjani, Burim Kukeli e Amir Abrashi. Jashtë, ashtu siç pritej ka mbetur Taulant Xhaka, që ka prishur raportet me De Biasin. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.