Sport

Shaqiri beson se Stoke mund të ndjekë shembullin e Leicesterit

Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri, është shprehur goxha optimist kur është pyetur nga mediat zvicerane nëse edhe Stoke City mund të arrijë suksesin e njëjtë të Leicester Cityt - të shpallet kampion në Angli. Shaqiri 25-vjeçar i është përgjigjur shkurt.

"Po, unë mendoj se është e mundur", ka thënë Shaqiri për "basellandschaftlichezeitung.ch".

Ai ka theksuar se Leicester City është një shembull për të gjitha skuadrat mesatare si në Angli, ashtu edhe në vendet e tjera, transmeton Koha Ditore.

"Unë mendoj se duhet të bëjmë lëvizje në të gjitha pozicionet. Duhet të shikojmë ekipin e pastaj të forcohemi. Edhe të tjerat ekipe do ta bëjnë një gjë të tillë. Dhe nëse ne kemi sukses me disa transferime, atëherë mund të hidhemi plotësisht në sulm. E dimë dhe kemi shembull Leicicester Cityn që gjithçka është e mundur", ka deklaruar Shaqiri.

Reprezentuesi i Zvicrës është i bindur se do të jetë lider i Stoke Cityt në edicionin e ardhshëm. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.