Sport

Haaland ia siguron Dortmundit pozitën e dytë

Descriptive Text

Supertalenti Erling Haaland ka realizuar dy gola për t’ia siguruar Borussia Dortmundit fitoren 2:0 në udhëtim te RB Leipzig. Me këtë fitore Dortmundi ka konfirmuar vendin e dytë në Bundesligë. Bayerni më herët ka siguruar titullin.

Një xhiro para fundit Dortmundi është i dyti me 69 pikë, ndërsa Leipzigu renditet i treti me 63 pikë.

Haaland ka vazhduar me formë të lartë te Dortmundi për të cilën skuadër luan nga janari. Ai ka arritur shifrën e 13 golave në dhjetë ndeshje të Bundesligës në të cilat startojë. Gjithsej këtë edicion Haaland ka realizuar 44 gola në 39 ndeshje. Ai luajti në Austri para se të transferohej te Dortmundi.