Sport

Zyrtare: Timo Werner arrin marrëveshje me Chelsean

Descriptive Text

24 vjeçari ka arritur marrëveshje me Chelsean për sezonin e ardhshëm, ndërsa do të qëndrojë te klubi gjerman, Leipzig, deri në fund të sezonit të Bundesligës.

Ai do t’i bashkohet ekipit të Chelseat në korrik, pasi të kalojë testet mjekësore, transmeton KOHA.

Werner është duke shijuar sezonin më fitimprurës në karrierën e tij ndërsa ka shënuar 32 gola dhe 13 asistime në 43 paraqitjet e tij.

“Jam i gëzuar që po nënshkruajë me Chelsean, është një moment që më bënë shumë krenar mua, që po iu bashkohem këtij klubi të madh. Unë, sigurisht dëshirojë të falënderojë RB Leipzig, klubin dhe fansat, për këto katër vite fantastike. Ju gjithmonë do të jeni në zemrën time. Tani do të fokusohem për sezonin e ardhshëm me bashkë lojtarët e mi të rinj, menaxherin e ri e sigurisht fansat e Chelseat. Së bashku ne kemi një të ardhme të suksesshme para nesh”, ka thënë Timo Werneri.