Sport

Warriorsat mposhtin “Kalorësit” e Clevelandit në finalen e parë

Descriptive Text

Kevin Durant realizoi 38 pikë dhe u ndihmua nga Stephen Curry me gjashtë treshe që t’ia sigurojnë Golden State Warriors fitoren me rezultat 113-91 në natën e parë finale ndaj Cleveland Cavaliers.

Ndeshja mes kampionëve aktualë “Kalorësve” dhe “Luftëtarëve” të shpejtë nisi mirë me ngulitjet e LeBron Jamesit dhe Duranit e JaVale McGee në çerekun e parë.

Por rënia e Cavaliers filloi në pjesën e dytë kur Durant fundoste me tre pikësh, derisa qendra Zaza Pachulia “shkelte” çdo gjë nën trapez.

Ndeshja e dytë zhvillohet nëOakland të dielën mbrëma.