Sport

Pacquiao konfirmon datën e meçit ndaj Amir Khanit

Kampioni i peshave të lehta në WBO, Manny Pacquiao ka konfirmuar se më 23 prill do të përballet me britanikun, Amir Khan, shkruan BBC.

Ky meç u aranzhua pasi fansat e Pacquiaos kanë votuar për Khanin për kundërshtarin e tij të radhës, transmeton Koha.net.

Khan, 30 vjeçar, gjithashtu ka konfirmuar këtë meç, por ende nuk është konfirmuar vendi se ku do të zhvillohet meçi.

“Negociatat ndërmjet ekipit të Pacquiaos dhe Khanit janë pajtuar që meçi të zhvillohet më 23 prill, pasi kështu dëshiruan fansat”, ka shkruar filipinasi në Twitter.

Britaniku e mposhti në votim bashkëkombasin e tij Kell Brook, australianin Jeff Horn dhe amerikanin Terence Craëford, duke marrë 48 për qind të votave të fansave të Pacquiaos.

Meçi i fundit i Khan ishte në maj të vitit të kaluar, kur ishte nokautuar nga meksikani Saul Alvarez.

Kurse Pacquaio ishte pensionuar në prill të vitit të kaluar, por ishte rikthyer në nëntor për ta mposhtur Jessie Vargasin.