Sport

Keita mund të rikthehet në Bundesligë

Mesfushori Naby Keita pritet të largohet nga Liverpooli në fund të këtij edicioni për t’u kthyer në Premier League. Mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën se Keita nuk është i kënaqur me hapësirën te Liverpooli dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin nga klubi.

25-vjeçari këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim në 18 ndeshje me Liverpoolin, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2023.

Ai te Liverpooli u transferua në verën e vitit 2018 nga RB Leipzigu për 60 milionë euro dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2023. Interesim për shërbimet e Keitas tashmë kanë shprehur Bayern Muencheni e Borussia Dortmundi.