Sport

Raiola: 11 klube pas Donnarummas

Mino Raiola, agjenti i portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma, ka thënë se 11 klube janë vënë pas shërbimeve të klientit të tij.

Me vetëm 18 vjeç, Donnarumma tashmë ka bërë 68 paraqitje në Serie A, dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e top klubeve evropiane, transmeton Koha.net.

“Për të kanë shprehur interesim 11 klube. Gigio është Maradona i portierëve. Ai vetëm mund të rritet dhe duhet të lihet rehat që të ngritet në paqe. Ai nuk është skllav, as robot. E kuptoj stresin dhe pritshmëritë e fansave, Gigio tashmë është simbol i klubit dhe për pronarët e rinj do të ishte ideale që renovimi të bëhej sot. Nëse më pyetni nëse ka gjasë që ai të nënshkruajë kontratën e re, them se po”, është shprehur ai për Corriere dello Sport.

Donnarumma ende nuk e ka vazhduar kontratën me Milanin për shkak të mos akordimit për pagën e lojtarit.