Sport

Berbatov është tepër i fortë për t'u pensionuar

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Tottenhamit, Dimitar Berbatov, shumë rrallë ka nxituar.

Në rrugën për t'u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Përfaqësueses së Bullgarisë, shtatë herë futbollisti më i mirë i vitit dhe më i shtrenjtë në histori të këtij vendi, shumë rrallë nxiton, derisa në mënyrë pothuajse nonshalante shënonte gol pas goli.

Tash duke iu afruar fundit të karrierës, është e lehtë të thuhet se pse 36-vjeçari mendon se ky është një vit më i mirë për futbollistët mbi 30 vjet, përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN.

"Ka disa lojtarë që bëjnë përjashtim dhe meritojnë shumë respekt", thotë Berbatov, duke përmendur emrat si Zlatan Ibrahimoviq i Manchester Unitedit dhe Jermain Defoe i Sunderlandit, sulmues që kanë shënuar 15, përkatësisht 14 gola këtë stinor në Premier League, ndonëse janë dukshëm në të 30-at.

Pa klub që kur u largua nga skuadra greke PAOK në qershor, Berbatov - një lojtar për të cilin Manchester Unitedi pagoi 38 milionë dollarë në vitin 2008, thotë se ende stërvitet po aq sa ishte stërvitur gjatë katër stinorëve te Manchesteri, duke lënë të kuptohet se etika e punës i është bërë shprehi.... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.