Sport

Reina në radarin e dy klubeve të Premier Ligës

Portieri Pepe Reina, mund të rikthehet përsëri në Premier Ligën angleze, por jo te ish – skuadra e tij, Liverpool.

Spanjolli është duke u kërkuar nga Manchester City i Guardiolas dhe ka mundësi të mëdha që ai të largohet gjatë verës nga Napoli, shkruan “Corriero dello Sport”, transmeton KTV.

Për portierin me përvojë, është interesuar edhe Newcastle United, skuadër që drejtohet nga trajneri spanjoll, Rafael Benitez, me të cilin Reina kishte punuar te Liverpooli dhe Napoli.

Reina është 32-vjeçar, por përvoja e tij e madhe ka bërë që të interesohen klubet angleze për ish – gardianin e Barcelonës, Vilarrealit dhe Liverpoolit.