Sport

Elshani arrin sukses të jashtëzakonshëm me triumfin në Kupën e Kosovës

Qemail Elshani ka arritur një sukses të madh në futbollin kosovar, diçka që s’e ka arritur askush tjetër më parë.

Futbollisti nga Drenasi, që këtë vit shkëlqeu me Besën e Pejës, ka arritur të fitojë tri herë Kupën e Kosovës në tri vitet e fundit, por më interesantja është që Kupën e ka fituar me tri klube të ndryshme.

Së pari, me Feronikelin në vitin 2015, një vit më pas me Prishtinën dhe të mërkurën e 31 majit, me Besën.