Sport

Szymanowskit po shijojnë kohë të bukura pas rrugës së vështirë

Descriptive Text

Alexander e Marianela Szymanowski ishin vendosur në Spanjë nga Argjentina si fëmijë dhe me vete kishin sjellë topin e futbollit, përcjell Koha Ditore.

"E mbaj në mend se arritëm natën dhe ditën tjetër dolëm për të luajtur në lagje", rikujton sulmuesi i Leganesit, Alexander Szymanowski, me buzëqeshje në fytyrë. "Ne u takuam me dy djem, fëmijët e parë spanjollë me të cilët patëm kontakt. Ne luajtëm një ndeshje dhe ata ishin të impresionuar, veçanërisht me Marianelan. Qëkur ishim të vegjël e mbaj në mend se luanim futboll me të kudo që shkonim. Ne gjithmonë ishim një skuadër. Ishim ne kundër fqinjëve, kundër shokëve apo kundër ekipeve nga lagjet e tjera".

Motra e tij, Marianela Szymanowski, që luan për Valencian, vetëm qesh dhe konfirmon fjalët e vëllait të saj derisa flet për "FIFA.com".

"Ne duke luajtur së bashku praktikisht është ajo që e përmbledh fëmijërinë tonë. Nuk mbaj në mend asgjë tjetër".

Szymanowskit kundër botës, fillimisht në rrugët e lagjeve të paprivilegjuara në periferi të Buenos Airesit dhe më pas në zonat malore të Madridit, ku erdhën si 12 përkatësisht 10-vjeçar... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.