Sport

Flamurtari po ecën sigurt me shkodranin Nikaj në krye

Samuel Nikaj kishte njohuri për futbollin e Kosovës dhe ato kishin të bënin vetëm për Superligën, shkruan sot Koha Ditore.

Kishte përcjellë ndeshjet e Superligës, në mënyrë që të shënjestronte ndonjë futbollist kosovar për Vllazninë e Shkodrës, ekip ku ishte ndihmëstrajner dhe trajner për një periudhë të shkurtër.

Mirëpo 39-vjeçari nuk kishte njohuri edhe për Ligën e Parë të Kosovës apo për skuadrat që ishin pjesë e kësaj kategorie. Kështu që, në muajin tetor të vitit të shkuar kur mori ofertë për të drejtuar njërin prej ekipeve të Ligës së Parë (kategoria e dytë), Nikaj nuk hezitoi. Në momentin që iu bë oferta, i pëlqeu emri i ekipit dhe pa hezituar pranoi.

"Më pëlqeu emri. Flamurtari është ekip i njohur, i suksesshëm dhe me traditë në futbollin e Kosovës", thotë Nikaj, që është në krye të ekipit nga "Xhemajl Ibishi"....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.