Sport

Stinori i futbollit në Spanjë rifillon me pjesën e dytë të ndeshjes Rayo – Albacete

Stinori i futbollit në Spanjë do të rifillojë më 10 qershor, ku do të luhet pjesa e dytë e ndeshjes së Kategorisë së Dytë mes Rayo Vallecanos dhe Albacetes. Ndeshja ishte pezulluar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar për shkak të thirrjeve fyese të tifozëve.

Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) e ka konfirmuar se dy klubet janë pajtuar të luajnë pjesën e dytë të ndeshjes pa shikues.

Stinori në La Liga do të rifillojë më 11 qershor pa shikues, pas një pushimi 3-mujor shkaku i pandemisë COVID-19. Ndeshja e parë do të jetë mes Sevillas dhe Real Betisit.

Stinori i Segunda Divisioni do të rinisë më 12 qershor me katër ndeshje, por paraprakisht më 10 qershor do të luhet pjesa e dytë e ndeshjes Rayo – Albacete.

Ndeshja Rayo – Albacete ishte ndërprerë pas përfundimit të pjesës së parë, pasi tifozët e Rayos kishin fyer sulmuesin ukrainas të Albacetes, Roman Zozulya, duke e akuzuar atë se është Nazistë dhe se i përket një grupi ekstrem të djathtë në vendin e tij.

Ishte hera e parë që një ndeshje e futbollit në Spanjë u pezullua shkaku i fyerjeve.