Sport

Reali thyen rekordin e transferimeve për Hazardin

Real Madridi raportohet se ka vendosur të ofrojë 100 milionë funte për anësorin e Chelseat, Eden Hazard.

Pasi realizoi 16 gola dhe pesë asistime gjatë këtij sezoni, Hazardi është cak i Realit, përkundër insistimit se është i lumtur te Chelsea.

Sipas gazetës britanike The Sun, Reali synon të bind përfaqësuesit e lojtarit duke ofruar 100 milionë funte për belgun.

Të mërkurën është raportuar se Realit i është refuzuar një ofertë për portierin e Manchester Unitedit, David de Gea, por Hazardi është prioritet për sezonin e ardhshëm.