Sport

Gasperini kundër pesë zëvendësimeve

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, është kundër pesë zëvendësimeve në një ndeshje futbolli. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Gasperini, ku trajneri ka zbuluar se si ishte infektuar me COVID-19, ai ka diskutuar edhe për rifillimin e stinorit pa shikues.

“Lojtarët janë të uritur, duan të luajnë futboll. Teknika rikuperohet shpejt. Të luash futboll është si të ngasësh biçikletën, nuk e harron këtë. Ata duken se janë në zjarr në stërvitje dhe jemi bërë më të fortë. Ne jemi të gatshëm, mund të luajmë qysh nesër, por aspekti më pozitiv është shpirti ekipor. Nuk më pëlqen futbolli pa shikues, por është mënyra e vetme për të rifilluar. Sa i përket pesë zëvendësimeve, mendoj se është ide e keqe. Ndeshja çrregullohet”, ka thënë Gasperini.

Për infektimin me COVID-19 ai ka treguar se ishte ndjerë keq qysh para ndeshjes së kthimit me Valencian në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

“U ndjeva keq një ditë para ndeshjes me Valencian, e më pas në pasditen e ndeshjes më u keqësua gjendja. Nëse shikoni fotografitë, mund të vëreni se nuk dukesha mirë në fushë. Ishte 10 marsi. Dy natë më vonë, nuk fjeta mirë. Nuk kisha temperaturë, ndonëse kisha përshtypjen se kam. Çdo dy minuta, një ambulancë kalonte afër, pasi një spital është afër fushës stërvitore. Dukej sikur zonë e luftës. Natën mendoja, çfarë do të më ndodh nëse shkoj në spital? Nuk mund të shkoj tash, kam shumë punë për të bërë...Ishte në një mënyrë një shaka për të përmirësuar disponimin, por në anën tjetër vërtetë e mendoja këtë. Më pas, më 14 mars, kisha seancën më të vështirë stërvitore në vite. Pasi kurrë nuk kisha temperaturë, nuk bëra test të strishosh, por dhjetë ditë më parë në analizat e gjakut u konfirmua se kisha COVID-19. Kam antitrupa, por nuk do të thotë se jam imun tash”, ka shtuar trajneri.