Sport

Kompania e ish-futbollistit të Realit po ndihmon Spanjën në luftën kundër virusit

Esteban Granero shpesh ka qenë në gjendje të shohë gjërat ndryshe prej lojtarëve e tjerë në fushë.

I lavdëruar për vizionin e tij dhe vetëdijen hapësinore në mesfushë, ish-ylli i Real Madrid është duke vendosur të gjitha aftësitë që i mësoi si futbollist për të drejtuar “Olocip”, një kompani e inteligjencës artificiale që themeloi pesë vjet më parë.

Ndërsa, “Olocip” normalisht siguron analiza parashikuese në sport, kohët e fundit ka qenë duke dëshmuar si kryesore në përpjekjet e Spanjës për të minimizuar ndikimin e koronavirusit, transmeton KOHA shkrimin e CNN.

Nëse mendja analitike e Graneros e ka bërë atë të vëzhgojë gjatë gjithë karrierës së tij si mesfushor me vizion, është diçka që spanjolli beson se ka ndihmuar kalimin e tij të pamundur prej lojtarit në sipërmarrës të kompanisë.

"Pika kryesore është parashikimi. Kjo është diçka që ndodh në fushë për një mesfushor, të përpiqesh të parashikosh se çfarë po ndodh në lojën tjetër është kaq e rëndësishme. Ata janë më të mirët në parashikim, ata rregullojnë lojën dhe inteligjencën artificiale pasi ne e dimë se ka të bëjë me parashikimin, duke u përpjekur të bëjë parashikime në mënyrë që të shohim të ardhmen në një mënyrë shumë realiste përpara se të ndodhë, kështu që ju mund të merrni vendime në skenar me më pak pasiguri”, thotë Granero. "Pra, parashikimi është thelbësor për vendimmarrjen e klubeve në industri, por edhe për problemet shëndetësore si kjo pandemi - dhe natyrisht, brenda fushës kur jeni futbollist".

32-vjeçari, i cili aktualisht luan për ekipin e divizionit të tretë, Marbella, i ka kushtuar pothuajse çdo sekondë të kohës së tij të lirë gjatë pesë viteve të fundit zhvillimit të kompanisë së tij.

Granero themeloi kompaninë “Olocip” derisa luante për Real Sociedadin, për të mbushur atë që ai e shihte si një zbrazëti të analizës parashikuese të të dhënave në futboll; të dhëna që ndihmojnë klubet, për shembull të vlerësojnë më saktë se si do të kryejë një transferim të ri në të ardhmen.