Sport

Neuer vendos rekord në Bundesligë

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer sot ka vendosur një rekord të ri në Bundesligë, transmeton Koha.net.

Ai është bërë portieri që më shpejti ka arritur të mbajë 100 herë portën e paprekur, shkruan Goal.

30 vjeçari ishte në portë në fitoren prej 8-0 të Bayernit sot ndaj Hamburgut në Allianz Arena, rezultat që e bën atë të arrijë shifrën prej 100 ndeshjeve pa pësuar golë, në 183 takime.

Kjo e lë prapa rekordin prej 232 ndeshjeve të mbajtur nga lojtari i Werder Bremenit, Oliver Reck.

Kjo fitore gjithashtu ishte edhe ndeshja e 1000 e Carlo Ancelottit si trajner.