Sport

Skandali me projektin e stadiumit kombëtar

Në kohë pandemie, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit i janë marrë nga buxheti i saj 585 mijë e 450.68 euro nga Ministria e Financave dhe Transfereve, për kompaninë turke “Tabanlioglu”.

Kjo kompani kishte bërë fizibilitetin e Stadiumit Kombëtar vitin e kaluar, për çka MKRS-ja kishte nënshkruar marrëveshjen me kompaninë turke për projektin, vlera e të cilit ishte 1 milion e 440 mijë euro. Por, për shkak se Ministria e Sportit nuk e kishte bërë me kohë pagesën e fundit, “Tabanlioglu” e kishte dërguar lëndën te përmbaruesi në nëntor të vitit të kaluar, pasi Ministria e Sportit hezitonte të paguante pjesën e fundit të obligimeve financiare që ishin përcaktuar në kontratë.