Sport

Unitedi refuzon ofertën e Realit për De Gean

Real Madridi ka ofruar rreth 70 milionë euro për portierin spanjoll David De Gea, e cila raportohet se është refuzuar nga Manchester Unitedi.

The Sun raporton se “Los Blancos” pritet të rikthehen me një ofertë më të mirë për De Gean, i cili pritet të largohet këtë verë nga “Old Trafford”, transmeton Koha.net.

Kjo është ofertë rekorde për një portier, dhe do ta bënte 26 vjeçarin portierin më të shtrenjtë në histori të futbollit.