Sport

Te FC Prishtina nuk ka të infektuar me koronavirus

Klubi i Superligës së Kosovës në futboll Prishtina ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se në radhët e saj nuk ka asnjë anëtarë të infektuar me koronavirusin e ri. Prishtinasit kanë njoftuar se i janë marrë mostrat nga IKSHPK-ja dhe të gjithë kanë dalë negativ.

Prishtina do të luajë më 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” me Drenicën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ndeshja fillon nga ora 18:00.

Më 3 qershor në ndeshjen tjetër gjysmëfinale do të luajë Ballkani me Feronikelin. Ndeshjet e kthimit luhen më 17 qershor.