Sport

Tirana fiton Kupën e Shqipërisë

Tirana ka fituar Kupën e Shqipërisë pasi në finale e ka mposhtur Skënderbeun.

Tirana fitoi 1 me 3 pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt nuk dha fitues, transmeton Koha.net.

Sulmuesi Ifeanyi Ede kaloi Tiranën në epërsi kur po zhvillohej minuta e 20.

Skënderbeu arriti të barazojë shifrat vetëm në minutën e 86 përmes Radasit, që i siguroi vazhdimet ekipit të tij.

Në vazhdime Tirana, që ka rënë nga Superliga, shënoi edhe dy herë për ta siguruar Kupën e Shqipërisë.

Ishte sulmuesi Moise Nkounkou që riktheu epërsinë në minutën e 104, kurse për rezultatin përfundimtar 1 me 3 u përkujdes mesfushori Merveille Ndockyt që realizoi në minutën e 114.