Sport

Espanyol dhe Leganesi do t’i kompensojë tifozët me bileta sezonale

Tifozët e Espanyolit dhe Leganesit që kanë bileta për stinorin aktual, do të kompensohen me bileta sezonale për gjithë edicionin 2020-21. Ky kompensim do t’u bëhet atyre, për ndeshjet që do t'i humbasin këtë stinor për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar klubet e La Ligas.

La Liga pritet të rifillojë në qershor pa shikues. Liga është pezulluar në mars shkaku i pandemisë. Është ende e paqartë se kur do të lejohen tifozët në stadiume, ku ekspertët mjekësorë madje kanë thënë se është mirë të evitohen tubimet në masë derisa të zbulohet një vaksinë.

Pasi dy klubet janë duke luftuar për mbijetesë, ka gjasa që të dyja edicionin e ardhshëm të jenë në rangun e dytë.

“Leganesi automatikisht do të zgjasë vlefshmërinë e biletave sezonale të këtij stinori edhe për stinorin e ardhshëm. Duke marrë parasysh ndikimin që COVID-19 ka pasur te vendi dhe veçanërisht te qyteti i Leganesit, klubi dëshiron t’i kompensojë tifozët dhe pronarët e biletave sezonale”, është thënë në komunikatë nga Leganesi.

Ndërkohë Espanyoli ka njoftuar se pos që do t’iu ofrojë 27.833 pronarëve të biletave sezonale, bileta sezonale falas për stinorin e ardhshëm, ata do të rimbursohen po ashtu me 20 për qind të vlerës aktuale të biletës sezonale.

Më herët këtë muaj, Getafe është bërë klubi i parë i elitës së Spanjës që i ka ofruar pronarëve të biletave sezonale, bileta falas për stinorin e ardhshëm.