Sport

Katër lojtarë vazhdojnë kontratën te Gjilani

Përmes një postimi në Facebook KF Gjilani ka bërë të ditur se katër futbollistë kanë vazhduar kontratën, transmeton Koha.net.

Këta futbollistë janë: Ylber Kastrati, Isa Eminhaziri, Donat Kaqiu dhe Salih Kosumi.

“Pas katërshes së djeshme, sot kanë vazhduar kontratat me Gjilanin edhe Ylber Kastrati, Isa Eminhaziri, Donat Kaqiu dhe Salih Kosumi”, ka konfirmuar KF Gjilani.

Sipas dy drejtorëve të klubit, Naser Ajeti dhe Sevdail Robelli në ditët në vijim priten transferime të mëdha.