Sport

Bashkimi fiton derbin ndaj Trepçës

KB Bashkimi ka fituar derbin ndaj Trepçës në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në “Sezai Surroi” prizrenasit fituan me rezultat 79-70, raporton Koha.net.

Më meritori për fitoren e vendasve ishte Justin Black, i cili shënoi 23 pikë, pati 3 kërcime dhe bëri 8 asistime. Ai u ndihmua nga Kayel Locke që shënoi 17 pikë, pati 6 kërcime dhe një asist.

Për mysafirët më i miri ishte Jeremy Wise me 27 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime.