Sport

Shevchenko synon të bëhet trajner i Milanit

Descriptive Text

Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, ka synim që në të ardhmen të bëhet kryetrajner i klubit të madh italian.

Shevchenko është sulmuesi më i suksesshëm i Milanit në 25 vjetët e fundit, duke realizuar 175 gola në total gjatë dy periudhave në klub nga viti 1999 deri më 2009. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve me klubin italian.

Shevchenko 43-vjeçar është seleksionues i Ukrainës që nga viti 2016, ndërsa e ka kualifikuar përfaqësuesen në Evropianin 2020. Mirëpo, ai synim ka që një ditë të bëhet kryetrajner i Milanit.

“Momentalisht, gjëja më me rëndësi është të tentojmë ta përfundojmë stinorin. Çdo lojtar duhet të jap më të mirën për të përfunduar stinorin mirë. Pas kësaj, te shohim se çfarë do të ndodhë dhe çfarë të ardhme do të ketë Milani. Unë dua të kthehem te Milani si trajner një ditë. Milani gjithmonë do të jetë në zemrën time, kam afeksion të madh për tifozët e Milanit. Një nga objektivat e mi është të kthehem te Milani si trajner. Për tash, po mendoj vetëm për Ukrainën. Jam i përqendruar në përfaqësuese”, ka thënë Shevchenko për “Milannews.it”.