Sport

Rizzoli: FIFA synon të lejojë 5 zëvendësime

Gjyqtari, Nicola Rizzoli, ka thënë se si do të ndryshojë futbolli dhe mënyra e menaxhimit do të ndryshojë për shkak të pandemisë.

Madje ai thotë se FIFA synon të lejojë deri në 5 zëvendësime në një ndeshje, transmeton Koha.net.

Nesër pritet të diskutohet për protokollin mjekësor, prandaj nëse Seria A synon që të rifillojë sezonin, gjërat nuk do të jenë bash të njëjta.

“Duhet të sillei ndryshe, përfshirë këtu edhe te distanca sociale, për të shmangur rrezikun”, ka thënë Rizzoli për Sky Sport Italia. “Gjithashtu kemi kërkuar një hap përpara kulturor, që shpresoj se do të jetë pozitiv për secilin. Jemi duke punuar me UEFA-n dhe ligat e tjera të mëdah për të vendosur një kod të sjelljes”.

E gjithashtu sipas tij janë “duke punuar për të ulur rrezikun në minimum, pasi zakonisht janë katër gjyqtarë për VAR-in, e që mund të reduktohet në tre, me secilin prej tyre duke bartur maska dhe dorëza mbrojtëse”.

E mund të ketë ndryshime edhe në zëvendësime nëse ndeshjet luhen gjatë verës.

“Besoj se FIFA është duke synuar që të lejojë pesë zëvendësime. Në një fazë të sezonit me shumë ndeshje njëra pas tjetrës dhe me temperatura të ngritura, ne duhet të ndërmarrim një hap para që të ndihmojmë secilin”, ka thënë Rizzoli.