Sport

Kozniku: Kosova shpejt mund ta arrijë nivelin e Kroacisë

Descriptive Text

Ish-futbollisti i Përfaqësueses së Kroacisë në futboll, Ardian Kozniku, është i bindur se Kosova shumë shpejtë do të arrijë nivele të larta evropiane e botërore në futboll.

Kozniku, të dielën në një intervistë për emisionin sportiv të KTV-së, ka thënë se Kosova duhet ta vazhdojë traditën e të sjellë suksese edhe më të mëdha.

“Kroacia ka marrë pjesë në thuajse të gjitha kampionatet evropiane e botërore dhe është stolisur dy herë me medalje, në vitin 1998 dhe 2018. Sa i përket Kosovës, pse jo, të vazhdojë tradita. Kosova ka shumë lojtarë të mirë, ka pasur dhe i ka dhënë dy djem që kanë marrë pjesë në kampionat botëror, të cilët kanë marrë dy medalje. Është Ardian Kozniku dhe Adnan Januzaj”, thotë me krenari Kozniku.

Kozniku ka pasur karrierë të pasur si futbollist. Ai ka qenë pjesë e ekipeve në Kosovë, Kroaci e Francë.

Madje, falë paraqitjeve të mira, Kozniku i cili ka shënuar gol me Kroacinë edhe në kualifikimet e Evropianit 1996, kulmin si futbollist e arriti kur e fitoi medaljen e bronztë me Kroacinë në botërorin e vitit 1998.