Sport

Holanda nuk do të shpallë kampionin

Descriptive Text

Titulli i kampionit të Holandës në futboll do të mbetet vakant, ndërkohë që kampionati është ndërprerë dhe nuk do të vazhdojë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Ajaxi dhe AZ Alkmaari kishin pikë të barabarta në krye të Eredivisies, por asnjëra prej këtyre skuadrave nuk do të shpallet kampione.

Promovimi dhe largimi po ashtu janë hequr. Kështu është vendosur të premten. Cambuuri, që kishte 11 pikë më tepër se skuadra e dytë në kategorinë e dytë, nuk do të promovohet.

ADO Den Haag dhe RKC Waalwijk do të mbesin në elitë, ndonëse është pritur të largohen nga Eredivisie.

Sipas “goal.com”, Eredivisie ka përfunduar edicionin pas vendimit të kryeministrit të Holandës që të gjitha ngjarjet publike të anulohen deri në shtator. Tabela aktuale është finale, por pa shpallur Ajaxin kampion. Ajaxi është i pari në tabelë. Renditja aktuale pritet të vendos për dalje në Evropë.