Sport

Operohet Coutinho, mungon disa javë

Mesfushori i Bayern Muenchenit, Philippe Coutinho i është nënshtruar të premten një operimi të vogël në kyçin e këmbës së djathtë. Ai do të fillojë fazën e rikuperimit pas afro dy javësh, ka njoftuar kampioni gjerman i futbollit.

Braziliani 27-vjeçar, që është i huazuar nga Barcelona për një edicion, mund të jetë i gatshëm kur të vazhdojë Bundesliga, që është pezulluar në mes të marsit për shkak të koronavirusit.

Ai deri më tani ka dështuar të impresionojë në Gjermani. Sipas raportimeve të fundit për të po interesohen disa skuadra të Premier Leagues angleze.

Bundesliga pritet të vazhdojë muajin e ardhshëm, ndërsa ndeshjet do të luhen pa shikues. Data e saktë pritet të caktohet javën e ardhshme.