Sport

Unitedi pret finalen e “Championsit” për të transferuar Balen

Manchester United raportohet se po konsideron transferimin e Gareth Balet nëse ai nuk përfshihet në ekipin e parë të Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve, të shtunën ndaj Juventusit.

Uellsiani ka pasur vetëm 26 paraqitje sivjet për shkak të lëndimeve. Ai pritet të zëvendësohet nga Isco në finalen e Cardiffit.

Sipas “MundoDeportivo”, Unitedi pret të shfrytëzojë pakënaqësinë e Balet për ta transferuar në Premier Ligë.

27-vjeçari po synon të fitojë titullin e shtatë që kur u transferua më 2013 nga Tottenhami.