Sport

Në rast të rënies së Werderit nga Bundesliga, Rashica mund të largohet për 15 milionë euro

Descriptive Text

Ylli i Kosovës, Milot Rashica mund të largohet nga Werder Bremeni për vetëm 15 milionë euro, në rast se klubi bie nga Bundesliga gjermane, shkruan “Sport Bild”.

Rashica 23-vjeçar po pritet të largohet nga Werderi në fund të këtij edicioni. Momentalisht klauzola për lirim në kontratën e tij me Werderin është 38 milionë euro. Mirëpo, kjo klauzolë do të ulej në 15 milionë euro në rast se Werderi do të binte nga elita gjermane.

Werder Bremeni pas 25 xhirove zë vendin e 17-të në Bundesligë me 18 pikë. Rashica këtë edicion i ka luajtur 24 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar dhjetë gola e asistuar pesë tjerë.

Më herët është raportuar se RB Leipzigu është shumë afër transferimit të Rashicës dhe se e sheh atë si zëvendësues të Timo Wernerit. Po ashtu mësohet se edhe Liverpooli po interesohet për yllin e përfaqësueses së Kosovës.