Sport

Guardiola pas Walker e Mendy

Descriptive Text

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është duke e vëzhguar situatën e Kyle Walker (Tottenham) dhe Benjamin Mendy (Monaco).

Siç shkruajnë mediat angleze, Walker e Mendy gjenden në listën e strategut spanjolli, i cili pritet që gjatë tregut të kësaj verë t’i blejë disa lojtarë cilësorë në mënyrë që sezonin e ardhshëm, City të jetë skuadër e denje për të fituar trofe, transmeton kp.

Walker e Mendy kanë treguar performancë mjaft të mirë në sezonin që tashmë është mbyllur, prandaj Guardiola do të provojë që të dy futbollistët t’i ketë në skuadër e tij për edicionin e ardhshëm.