Sport

Tottenhami tërhiqet nga vendimi për t’ua ulur rrogën stafit

Tottenhami tërhiqet nga vendimi për t’u ulur rrogën stafit, pas kritikave nga tifozët.

Klubi në një komunikatë të hënën në faqen zyrtare ka njoftuar se gjithë stafi do të marrë pagën e plotë në muajt prill dhe maj. Reduktimi prej 20 për qind do të vlejë vetëm për anëtarët e bordit.

Tottenhami më herët kishte vendosur të ulte pagën për 20 për qind për 550 anëtarë të stafit, duke shfrytëzuar kështu skemën qeveritare për mbrojtje të vendeve të punës në kohë të pandemisë. Por, ky vendim u përcoll me kritika të shumta, duke shtyrë drejtuesit e klubit të ndërrojnë vendimin.

Një hap të ngjashëm kishte ndjekur edhe Liverpooli pak ditë më parë. Fillimisht kishte vendosur të pushonte një pjesë të stafit, por e ndryshoi vendimin.