Sport

Kampionati spanjoll në basketboll pritet të vazhdojë në Ishujt Kanare

Foto: Mundo Deportivo

Kampionati elitar i basketbollit në Spanjë, Liga Endesa pritet të rinisë. Ndeshjet pritet të luhen në Ishujt Kanare, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton Koha.net.

Ishujt Kanare duken se janë prekur më pak nga koronavirusi dhe autoritet e basketbollit të Spanjës po e shqyrton seriozisht mundësinë që të vazhdohet kampionati në këtë vend. Pritet të merret një vendim për të ardhmen e stinorit më 20 prill gjatë videokonferencës së radhës.

Pas 23 xhirove në Liga Endesa kryeson Barcelona me 19 fitore, një më tepër se Real Madridi që zë vendin e dytë.

Në disa vende nëpër botë, përfshirë edhe në Kosovë, është vendosur të anulohet kampionati i basketbollit shkaku i koronavirusit. Në Kosovë është anuluar kampionati dhe nuk është shpallur kampioni.