Sport

Federata e Futbollit të Italisë shpreson që lojtarët të testohen për koronavirus në fillim të majit

Federata e Futbollit të Italisë (FIGC) shpreson që lojtarët të mund të testohen për koronavirus në fillim të majit dhe të përgatiten për rinisjen e stinorit, shkruan agjencia Reuters.

Serie A është pezulluar që nga 9 marsi për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe ende nuk është e qartë se kur do të rinisë stinori.

Italia është një nga vendet që është goditur më së rëndi nga pandemia COVID-19, ku janë raportuar afro 20 mijë të vdekur dhe mbi 156 mijë të infektuar. Lojtarë të disa klubeve janë infektuar po ashtu.

kanë mbetur edhe 12 xhiro deri në fund.

Presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina për “Sky Sport Italia” ka thënë se është i vendosur që stinori të kompletohet, pavarësisht se si do të duket kjo.

“Në momentin kur kushtet të jenë të duhura, do ta përfundojmë kampionatin. Së shpejti, do të ketë një takim, ku do të caktojmë procedurat. Ne do të nisim, shpresoj, në fillim të majit me testet për të siguruar që lojtarët të dalin negativ dhe të pasojnë stërvitjet. A do të luajmë gjatë verës? Nuk do të kemi një afat përfundimtar, ideja është të përfundojmë kampionatin”, ka thënë Gravina.

Disa klube kanë kundërshtuar idenë për të vazhduar kampionatin, përfshirë edhe Brescian. Presidenti i Brescias, Massimo Cellino ka kërcënuar me bojkotim të ndeshjeve.