Sport

Dalglishi lirohet nga spitali - vetizolohet në shtëpi

Foto: Getty Images

Legjenda e Liverpoolit, Sir Kenny Dalglish është liruar sot nga spitali pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton BBC.

Dalglish, 69 vjeçar, ishte dërguar të mërkurën në spital për tretman për shkak se duhet të merrte antibiotikët. Ai ka pasur kontrolle rutinë për koronavirus dhe ka rezultuar pozitiv përkundër që nuk kishte simptoma fare, transmeton KOHA.

Ish-sulmuesi i Celticut dhe Skocisë tani është në vetizolim, ku do të vazhdojë tretmanin.

Dalglish ka lavdëruar mjekët për punën që po bëjnë në këtë kohë.