Sport

Havertz dëshiron t’i bashkohet Bayernit

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Kai Havertz shpreson t’i bashkohet Bayern Muenchenit në afatin kalimtar të radhës, shkruan “Sky Sports”, transmeton Koha.net.

Havertz 20-vjeçar stinorin e kaluar shënoi 20 gola dhe asistoi shtatë tjerë, ndërsa me paraqitjet e mira siguroi edhe ftesë nga përfaqësuesja e Gjermanisë.

Këtë stinor në 34 ndeshje ai ka shënuar dhjetë gola e asistuar tetë tjerë.

Trajneri i Bayernit, Hans-Dieter Flick është i interesuar të përforcojë mesfushën dhe e sheh Havertzin si përforcim ideal. Mirëpo, Leverkuseni kërkon 100 milionë euro për të liruar futbollistin e ri. Vet Havertz po ashtu po insiston në transferim te Bayerni.

Chelsea, Liverpooli, Manchester Unitedi e Tottenhami po ashtu po interesohen për reprezentuesin e Gjermanisë.

Kontrata e Havertzit me Leverkusenin skadon në verën e vitit 2022.