Sport

Klubit ku luan Vojvoda nuk i jepet licenca për stinorin 2020-21

Klubi belg Standard Liege, ku luan reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka mbetur pa licencë për të garuar në stinorin 2020-21.

Komisioni i Licencimit pranë Federatës së Futbollit të Belgjikës ka vendosur të mos i jap licencën Standardit pasi është vlerësuar se klubi nuk ka dorëzuar dëshmitë me kohë se janë paguar bonuset për disa nga lojtarët. E po ashtu parregullsi tjera financiare.

Standardi ka paralajmëruar se do të luftojë këtë vendim para Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Belgjikës. Nëse Standardi dështon të përmbysë vendimin në gjykatë, atëherë do të duhet të vazhdojë garat tri rangje më poshtë.

Po ashtu nuk i është dhënë licenca edhe Mouscronit e Ostendes. Te Ostende luan Sindrit Guri.

Vojvoda 25-vjeçar te Standardi u transferua nga Mouscroni verën e kaluar për 1.2 milionë euro. Ai ka kontratë me Standardin deri në verën e vitit 2023.

Këtë stinor Vojvoda ka luajtur 30 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar një gol dhe asistuar katër tjerë.