Sport

Chelsea dhe Arsenali në garë për Boatengun

Chelsea dhe Arsenali janë në garë për transferimin e qendërmbrojtësit të Bayern Muenchenit, Jerome Boateng, shkruan “Daily Mail”, transmeton Koha.net.

Boateng 32-vjeçar pritet të largohet nga Bayerni në verë dhe dy klubet londineze janë duke luftuar për të.

Boateng ka edhe një vit në kontratën e tij me Bayernin. Së fundi ai është gjobitur pasi ka shkelur udhëzimet të vendosura nga klubi për parandalim të përhapjes së koronavirusit. Ai ka thënë se ka shkelur ato udhëzime pasi u desh të shkonte të djali të cilin e kishte sëmurë.